Suedia do te përballet sot në orën 14:00, me Korenë e Jugut, ku kjo do të jetë edhe ndeshja hapëse e ditë së pestë të Botërorit “Rusia 2018”.
Për Suedinë kjo është pjesëmarrja e 12 në Kupën e Botës dhe rezultatin më të mirë ka vendin e tretë në vitin 1958.
Ndërsa Koreja e Jugut do të luajë Botërorin e saj të 9, ku rezultati më i mirë i kësaj skuadre ishte arritja në gjysmëfinale në vitin 2002.
Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e parë mes Suedise e Koresë së Jugut në një Botëror, ndërkohë që në 1948 ato janë përballur mes tyre në Lojrat Olimpike, me suedezët që kanë fituar 12-0, transmeton Albeu.
Më pshtë janë edhe formacionet u mundshme nga të dyja skuadrat për ndeshjen e sotme.
Sëeden: Olsen; Lustig, Granqvist, Lindelof, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg; Berg, Toivonen.
Korea Republic: Kim Seunggyu; Lee Yong, Kim Younggëon, Jang Hyunsoo, Park Jooho; Ki Sungyueng, Jung Wooyoung; Hëang Heechan, Lee Jaesung, Son Heungmin; Kim Shinëook.