Skenarët e 3 gushtit

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 08:04 | Nga

Deputetë të koalicionit PAN do të shkojnë në seancën e 3 gushtit të bindur se Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar dhe Ramush Haradinaj kryeministër.

Por, deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA janë të sigurt se këtë të enjte në Kuvend “do të vuloset” dështimi i Veselit dhe i Haradinajt, prandaj nuk po planifikojnë ta bllokojnë seancën, shkruan sot, gazeta Zeri.

Për seancën e 3 gushtit, në të cilën pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit, gjegjësisht të zgjidhet kryeparlamentari, po përgatiten skenarë të ndryshëm si nga koalicioni PAN, si nga lëvizja “Vetëvendosje”, ashtu edhe nga koalicioni LAA.

Drejtues të koalicionit PAN janë të sigurt se tashmë i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend dhe kandidati i tyre për kryeparlamentar Kadri Veseli do të nisë një mandat të ri në krye të legjislativit, ndërsa, sipas tyre, Qeveria do të votohet të nesërmen.

Në anën tjetër, deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” nuk do ta bllokojnë seancën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi që Kadri Veseli nuk do t’i marrë votat e nevojshme të ligjvënësve kosovarë.

Koalicioni LAA(LDK-AKR-Alternativa) më 2 gusht do të vendosë se si do të veprohet në seancën e 3 gushtit, përkatësisht se a do të bojkotohet seanca apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme