Profesori amerikan, Edward Joseph, në një fjalim të mbajtur në Perason Institute në Çikago, ka folur edhe për problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panelin ku i ftuar ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Joseph ka thënë se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Joseph ka thënë se loja merr fund në momentin që sigurohet rruga për anëtarësimin e Kosovës dhe sigurohet heqja e bllokadës, meqë Serbia s’ka ndonjë mundësi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Profesori amerikan tutje thotë se pastaj edhe bllokada e Kinës dhe Rusisë në Kombet e Bashkuara të do të bëhej e pakuptimtë, meqë anëtarësimi në NATO është larg më i rëndësishëm sesa ai në OKB, raporton Express.
“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë. Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga z. Haradinaj”, ka thënë Edward Joseph.
Joseph ka thënë se vetëm shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas profesorit amerikan “strategjia e Serbisë s’do të vlente më”.