Skenderaj përfiton pajisje mjekësore nga Zvicra

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:37 | Nga

Gjatë vizitës në Zvicër, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pranoi një donacion nga Silvia Bäder, për komunën e Skenderajt.

Bëhet fjalë për një kontigjent ndihmash me pajisje mjekësore si: shtretër spitalesh, karroca invalidësh, uniforma zjarrfikësish dhe pajisje të tjera.

Në takimin me bashkatdhetarët në Zvicër, Jashari, i ftoi që të investojnë në Skenderaj duke i njoftuar me lehtësirat e të bërit biznes që ofron Komuna e Skenderajt si dhe sigurinë që do ta kenë investitorët e mundshëm.

Po ashtu i njoftoi që së shpejti pritet edhe hapja e Parkut industrial me infrastrukturë përcjellëse e cila ka rol të madhë në kushtet e të bërit biznes.

Në fund, Jashari i falënderoi bashkatdhetarët për kontributin që i dhanë Kosovës edhe në periudhat më të vështira si dhe kontributin që vazhdojnë edhe këtyre ditëve t’i japin Kosovës.

Jashari i shoqëruar nga konsullët, Visar Rrecaj dhe Islam Spahiu, Tahir Çitaku si dhe Drejtori i Arsimit, Bekim Latifi, ka takuar edhe përfaqësues të lartë shtetëror si takimi me Ministrin e Qeverisë së Baselit, Baschi Dürr dhe takimi me sekretarin permanent të ministrisë së arsimit, Hugenschmidt, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.

Të ngjashme