Skenderaj zgjidh problemin e furnizimit të ujit të pijshëm

Skenderaj | 04 Kor 2017 | 18:04 | Nga

Në orët e pasdites së sotme kanë përfunduar punimet në ndërrimin e gypi kryesor furnizues me ujë për qytetin e Skenderajt.

Gypi i ri i vendosur do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë për qytetin e Skenderajt, në veçanti për lagjet 2 dhe 3 që kanë pasur probleme me furnizim.

Ky projekt i rëndësishëm për Skenderajn është bashkëfinancuar nga CDI-ja dhe Komuna, ndërsa është realizuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësi Mitrovica dhe Komuna e Skenderajt.

Me rastin e futjes në funkson të gypit kryesor furnizues të ujit të pijëshëm, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka uruar qytetarët e Skenderajt për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ai e ka falenderuar CDI-në për finacimin e projektit, Kompaninë e Ujësjellësit dhe komapninë punëkryrëse për punën profesionale të realizuar.

Problemet e deritashme të banorëve të Skenderajt, sidomos të lagjeve 2 dhe 3 janë tejkaluar, pasi gypi i ri ka kapacitetit furnizues tri herë më të madh se gypi i vjetër.

Image may contain: one or more people, outdoor and waterImage may contain: one or more people, shoes and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme