Skënderbeu e ka mposhtur 1:0 skuadrën e Sant Julias në ndeshjen e parë të Europa League.
Skënderbeu është rrugës së mirë që të kalojë rrethin e parë kualifikues në Europa League.
Skuadra shqiptare ka marrë fitore minimale në shtëpi, duke e mposhtur 1:0 skuadrën nga Andorra, Sant Julian.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Liridon Latifi në minutën e 69’të. Ky është një hap i madh për Skënderbeun, që nuk pranoi gol në shtëpi.