Pas 10 ditësh pushim, ekipi i Skënderbeut do të grumbullohet në Durrës, ku do të zhvillohet mini-fazën përgatitore për dy fazat e mbetura të Kategorisë Superiore.
Gjatë përgatitjeve 2-javore, ekipi korçar do të zhvillojë dhe 3 teste miqësore të cilat do i shërbejnë stafit teknik për të ‘kolauduar’ ekipin.
Tirana, Bylis dhe Teuta do të jenë kundërshtarët e ekipit bardhekuq gjatë përgatitjeve 2-javore.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë në të njëjtën kohë për përforcimin e ekipit për dy fazat e mbetura të kampionatit.