Skënderbeu pranë kualifikimit

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 14:55 | Nga

Te Skënderbeu nuk duan të zhgënjejnë një qytet që pret kalimin në turin e tretë të Europa League. Rezultati 1 – 1 me Kairat në Almati është një plus për korçarët, pasi kalojnë edhe me një barazim pa gola.

Trajneri Ilir Daja i ka kërkuar lojtarëve të mos ndikohen nga euforia e tifozerisë që pritet të mbushë stadiumin e Korçës në sfidën që do të nisë në orën 20:00.

“Shpresoj që bashkë me lojtarët me përvojë të dimë të menaxhojmë këtë entuziazëm që është në qytet që të arrjmë objektivin”.

Ilir Daja më shumë se te ndryshimet në formacion ka menduar për rreshtimin e lojtarëve.

“Pjesa më e madhe do të jetë në fushë nga formacioni që luajti në Almati. Do të ketë ndryshime në pozicionet e lojtarëve”.

Kësaj here diferenca e orarit mes dy vendeve do të jetë në favor të lojtarëve të Skënderbeut.

“Diferencën prej 4 orësh tani do ta vuajë kundërshtari dhe kthehet në bonus për ne”.

Skënderbeu është i vetmi ekip i kampionatit shqiptar që ka mbetur ende në garë në kupat e Europës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme