Kur ekonomët e klubit kanë filluar punën në stadiumin e skuadrës së njohur italiane, Livornos janë përballur me një surprizë shumë të pakëndshme.
Tre kryqe me mesazhe, e në mes të tyre një kokë derri janë vendosur mu në qendër të stadiumit nga ultrasit e skuadrës.
Përveç simbolikës, ata u përkujdesën t’ia bënin të qartë futbollistëve se me çfarë kishin punë.
Në 3 letra është shkruar edhe mesazhi i tifozëve për futbollistët.
“Do ta paguani me dashuri, do ta paguani për gjithçka”, shkruhet në letrat e vendosura mbi kryeqet e varrit.
Livorno ka 3 barazime dhe 10 humbje në 13 ndeshjet e fundit.