Gonzalo Higuain është kthyer në ekipin e Juventusit dhe është i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Tottenham Hotspurit, mirëpo do të mungojë Mario Mandzukic.
Sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të Zonjës së Vjetër për shkak të lëndimit të nyjës, mirëpo e ka tejkaluar problemin dhe është i gatshëm për lojë.
Po ashtu, problemet fizike i ka tejkaluar edhe Mattia De Sciglio, mirëpo për shkak të problemeve muskulore nuk do të mund të luajë Mandzukic.
Futbollisti kroat iu bashkohet Federico Bernardeschit dhe Juan Cuadrados, të cilët janë po ashtu të lënduar.
Tashmë është bërë publike skuadra e plotë e Zonjës së Vjetër për ndeshjen ndaj Spursave, ashtu që vendimi për përzgjedhjen e njëmbëdhjetëshit startues do t’i mbetet Masssimiliano Allegrit me lojtarët që i ka në dispozicion.
Skuadra e plotë e Juventusit: Buffon, Pinsoglio, Szczesny, Del Favero; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Rugani, Lichtsteiner; Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Bentancur; Higuain, Dybala, Costa.
Bianconerët barazuan me rezultat 2-2 në Torino, ashtu që duhet ta fitojnë ndeshjen në White Hart Lane ose të barazojnë me më shumë se dy gola për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.