Marco Asensio mund të largohet nga Real Madridi qyshë në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi spanjoll është duke u kërkuar me ngulm në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Anësori i Real Madridit dhe Spanjës, është duke e konsideruar largimin nga Los Blancos pasi nuk është një titullar i rregullt nga Carlo Ancelotti.
Sulmuesi 25-vjeçar i cili ka pasue disa probleme me lëndime viteve të fundit nuk i garantohet që do të jetë startues i rregullt në ekipin e parë nga trajneri e Carlo Ancelotti dhe për këtë arsye ai po shqyrton opsionet e tij.
Dy skuadrat londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë vënë në ndjekje të tij.
Të dyja skuadrat angleze kanë marëdhënie të shkëlqyera me Real Madridin dhe pritet të fillojnë negociatat me klubin spanjoll për lojtarin.
Reali nuk dëshiron ta largojë lojtarin, por sipas mediave spanjolle nëse vije ndonjë ofertë rreth 50 milionë, atëherë do ta pranojë atë.
Reprezentuesi spanjoll këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje, ku ka shënuar tre gola.