Alarm te Reali në prag të finales së LK-së, Ronaldo luajti për 30 minuta i lënduar

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 09:26 | Nga

​Ronaldo mund të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve, pas lëndimit të kyçit në këmbën e djathtë në “El Clasico”. Ai nuk doli me skuadrën me fillimin e pjesës së dytë në “El Clasico”, duke u zëvendësuar nga Asensio.

Cristiano Ronaldo është lënduar kundër Barcelonës në barazimin 2-2 në “Camp Nou”.

Cris u lëndua në minutën e 14’, në momentin e golit të barazimit dhe nuk u largua nga loja deri në fund të pjesës së parë, duke luajtur me shqetësime për 31 minuta.

Portugezi nuk doli fare në pjesën e dytë, duke u zëvendësuar nga Marco Asensio.

AS raporton se ky egoizëm i CR7 për të vazhduar ndeshjen, vetëm sa mund t’ia ketë rritur shkallën e dëmtimit dhe tani do të luftojë me kohën për të qenë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Pas ndeshjes edhe Zidane u shpreh i shqetësuar me lëndimin e CR7.

“Ronaldo tha se është diçka e vogël. Do të shohim (sot) për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, është pak i shqetësuar (për finalen e Kiev), por tha se është diçka e vogël”, u shpreh Zidane.

“Aktualisht nuk është diçka e mirë. Tani nuk mund të flasim shumë, do të shohim pas ekzaminimeve. Ai tha se është diçka e vogël”, përsëriti Zizu.

Portugezi i ka bërë të gjithë me dhimbje koke te madrilenët dhe duket se vëmendje e “El Clasico” e zhvendosur e gjitha te sulmuesi.

Ende nuk ka një përcaktim të saktë të shkallës së dëmtimit, por te Reali tashmë janë me dhimbje koke në prag të finales së Chmapions ndaj Liverpool.

Të ngjashme