Lëvizja Studentore për Studim, Kritikë, Veprim, me një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit ka kërkuar që të bëhet hapja e bibliotekave, në të gjitha komuna e Kosovës, ku ka Universitete Publike, raporton Ekonomia Online.
Kjo organizate studentore aktivitet të njëjtë si ai para Ministrisë së Arsimit, ka mbajtur në të gjitha komunat e Kosovës, ku ka Universitete publike.
Berita Abazi studente dhe aktiviste e organizatës, ka thënë se është paradoks të hapen kafenetë restorantet, ndërsa bibliotekat jo.
Ajo ka thënë se Qeveria duhet të bëjë zgjidhje për hapësirat e leximit për studentët.
“Çfarë kuptimi ka të hapen kafenetë e jo bibliotekat, çfarë kuptimi ka të hapet vendet kur për ka natyra shkojnë më shumë njerëz, kurse ne bibliotekë shkojmë vetëm me librin”
“Biblioteka nuk është vetëm hapësirë studimi e leximi, por edhe ndjesi e stimulimit për secilin studentë që studion në universitet. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për këto hapësira të leximit për studentët”, është shprehur ajo.