Gjashtë studentëve u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 13:35 | Nga

Aktivistëve Pajtim Demaj, Korab Muhadri, Endrit Shatri, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi u zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj, bën të ditur përmes një njoftimi Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim

Shteti i kapur po mban padrejtësisht në burg aktivistët që paraprakisht i kishte arrestuar teksa po kremtonin përvjetorin e 8-të të SKV-së, siç thuhet në njoftim, duke i rrahur e maltretuar edhe brenda stacionit të Policisë.

SKV bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve nga paraburgimi dhe kërkon ndaljen e këtij persekutimi politik ndaj studentëve që refuzojnë të nënshtrohen ndaj padrejtësive në Republikë e brenda Universitetit. Vendi i studentëve është Universiteti dhe jo burgu. Atje duhet të shkojnë të gjithë ata që cenojnë vendin dhe rrahin studentin, thuhet në fund të njoftimit të kësaj organizate studentore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme