Gjykata e Apelit liron nga paraburgimi aktivistët e SKV-së

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 20:29 | Nga

Gjykata e Apelit i ka liruar nga paraburgimi gjashtë aktivistët e organizatës studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, që gjendeshin në paraburgim nga koha kur ishin arrestuar teksa po festonin përvjetorin  e organizatës.

KALLXO.com merr vesh së Apeli duke vendosur sipas ankesave të mbrojtësve iu ka ndërprerë masën e paraburgimit, duke e zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

KALLXO.com më 14 prill raportoi për vendimin e Gjykatës ndaj gjashtë aktivistëve të organizatës studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, me të cilin vendim u ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Gjashtë anëtarët e SKV-së ishin arrestuar në Parkun e Qytetit në Prishtinë ku organizata po festonte tetëvjetorin e themelimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme