Sky Italia ka raportuar se transferimi i Leonardo Bonuccit nga Juventusi në Milan tani është praktikisht një marrëveshje e kryer.
Pas një përparimi në bisedimet e djeshme për qendërmbrojtësin italian, agjenti i tij u takua me bardhezinjtë në selinë e tyre këtë mëngjes.
Sipas Gianluca Di Marzio, Alessandro Lucci po definon tashmë marrëveshjen me Juven, pas të cilës do të mbyllë marrëveshjen me “Rossonerët”.
Bonucci do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 6.5 milionë euro në sezon plus bonuse dhe tashmë është në rrugën e tij drejt Milanit për të përfunduar transferimin.
Pritet që ai të nënshkruajë kontratën e tij në orët e ardhshme, kështu që ai mund të fluturojë në Kinë me pjesën tjetër të skuadrës për përgatitjet para sezonale.
Çmimi i transferimit pritet të jetë rreth 40 milionë euro.