Carlo Ancelotti ka ofertë për postin e lirë të selektorit të Italisë, ka njoftuar “Sky” në Itali.
Ancelotti është i lirë prej shkarkimit nga Bayern Munich në shtator pas humbjes 3:0 në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germain.
Ish trajneri i Milanit, Chelseat dhe Real Madrid ka zhvilluar bisedime me zyrtarin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Roberto Fabbricini dhe zëvendës komisionerin Alessandro Costacurta, në Romë të hënën mbrëma, përcjell “lajmi.net”.
FIGC i ka ofruar Ancelottit kontratë dyvjeçare për të udhëhequr “Azzurrët”.