Sllovakia s’e njeh Kosovën dhe kundërshton Ushtrinë e saj, falënderohet nga Serbia

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 16:21 | Nga

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, ka biseduar sot me ministrin e Mbrojtjes së Sllovakisë, Peter Gajdosh.

Zyrtari sllovak në Beograd ka thënë se vendi i tij mbetet te qëndrimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Me zyrtarin nga Sllovakia është takuar edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulin, siç përcjell FoNet, e ka falënderuar Sllovakinë që kundërshton shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme