Sllovenia është kampione e Evropës në basketboll, pasi që sonte mposhti Serbinë, me rezultat 93-85, në finalen e Eurobasket 2017. Në një finale tejet dramatike, sllovenët treguan lojë jashtëzakonisht të mirë, duke e shkel Serbinë.
Fillimi i ndeshjes i takoi skuadrës serbe, por më pas lojën në kontrolle e morën sllovenët dhe falë njeriu të ndeshjes, Dragiq, i cili vetëm në pjesën e parë realizoi 26 pikë, Sllovenia në pushim shkoi më epërsinë prej nëntë pikëve (56-47).
Lojë dramatike është luajtur edhe në pjesën e dytë. Serbia në periudhën e tretë ia doli ta ngushtojë avantazhin e sllovenëve në vetëm dy pikë, 63-61, duke shfrytëzuar largimin nga loja te Luka Donqi, i cili i u lëndua, megjithatë, Sllovenia e ruajti epërsinë dhe këtë çerek e mbyllen me katër pikë dallim, 71-67. E në dhjetëminutëshin e fundit, sllovenët ranë dukshëm në lojën e tyre, të cilën mjaft mirë e shfrytëzuan basketbollistët e skuadrës serbe, duke shkrirë avantazhin e sllovenëve, megjithatë, në finish të ndeshjes, ekipi slloven dhanë gjithçka nga vetja dhe në fund iu gëzuan fitores me rezultat 93-85.
Sllovenia shkruan historinë e re pasi që prek për herë të parë majat e Evropës.