Sllovenia ua bën kusht vaksinimin punëtorëve të sektorit publik

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e sektorit publik në Slloveni duhet të vaksinohen ose ta kenë kaluar Covid-in në mënyrë që të mund ta vazhdojnë punën, tha qeveria të premten, përderisa po mundohet që ta rrisë nivelin e ulët të vaksinimit.

Masa e re, që pritet të hyjë në fuqi nga 1 tetori, do të prekë rreth 31 mijë punëtorë, përfshirë shërbyesit civilë, policët dhe ushtarët, raportoi agjencia AFP.

Ata mund ta humbin vendin e punës, nëse e refuzojnë vaksinimit dhe nëse pozita e tyre nuk ua mundëson punën nga shtëpia, transmeton Gazeta Express.

Ministri slloven i Administratës Publike, Bostjan Koritnik, gjatë një konference për gazetarë në Lubjanë tha: “Unë mbështetem në vetëdijen e punëtorëve dhe shpresoj se nuk do të ketë largime nga puna.”

Sllovenia ka vaksinuar vetëm 45 për qind të popullsisë dymilionëshe, që është një ndër shkallët më të ulëta në Bashkimin Evropian.

Rritja e numrit të infeksioneve i ka shtyrë zyrtarët që të marrin masa të reja, përfshirë një lloj të pasaportës shëndetësore, e cila duhet të shfaqet në vendet e punës dhe në dyqane.

Policia sllovene përdori gaz lotsjellës dhe ujë të mërkurën, kur një protestë kundër pasaportës shëndetësore u bë e dhunshme.

Të ngjashme