Kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujçiq, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Festën e Fitër Bajramit.
Vujçiq ka shtuar se dëshiron që kjo festë të sjellë lumturi dhe besim që respekti i vlerave themelore njerëzore është e mirë universale.
“Urime festën e madhe të Bajramit dhe pranim të agjërimit të gjithë atyre që sakrifikuan gjatë ditëve të shenjta të Ramazanit. Le të sjellë kjo festë lumturi dhe besim që respekti i vlerave themelore njerëzore është e mirë universale dhe qëllim i secilit prej nesh.
Me dëshirën që këto ditë feste t’i kaloni në gjirin familjar, me miq e të dashurit tuaj, të plotësuara me dashuri, respekt e falje reciproke, ju urojmë Fitër Bajramin!” thuhet në urimin e Vujçiq.