Majk ka sqaruar se arsyeja e vetme përse nuk e takon të birin është sepse nëna e tij nuk e lejon. Sipas Majk, Majlinda ende nuk e ka pranuar ndarjen mes tyre dhe kjo është arsyeja e vetme përse ajo nuk e lejon ta takojë të birin:
“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar Majk në Instagram.
Por Majlinda Zeka menjëhere ka reaguar duke treguar një version tjetër, të dëgjuar edhe më parë. Sipas saj, Majk nuk merr përsipër të paguajë asnjë detyrim ndaj të birit, dhe të gjitha shpenzimet i mbulon familja e saj.
“Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregojë çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan Majlinda.
Reperi Majk i dha fund lidhjes me partneren e tij, Majlinda Zeka, në kohën kur ajo ishte shtatzënë.