Smajl Latifi për propagandën kundër UÇK-së: E kemi paguar me gjak, mos qofsha në lëkurën e atyre që angazhohen për të përmbysur vlerat sublime

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rahovecit dhe kandidati i AAK-së edhe për një mandat në këtë post në zgjedhjete e 12 tetorit, Smajl Latifi, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se nuk do donte të ishte në lëkurën e atyre që propagandojnë kundër UÇK-së.

Latifi tha se UÇK-ja kishte vetëm një qëllim; çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

“E gjithë veprimtaria ime dhe shokëve të mi që plotë prej tyre janë heronj dhe dëshmorë, kemi edhe të gjallë – besoj që ka qenë një ndërmarrje e përbashkët me qëllimin e vetëm që trojet tona të çlirohen nga pushtuesi serb. Këtë e kemi paguar me gjak me jetë, me shumë jetëra bijve më besnikë të kombit. Me këtë edukim të pandërprerë ne jemi përfshirë edhe në luftën e armatosur nën emblemën e UÇK-së”.

“Mos qofsha nën lërkurën e atyre që me vetëdije shpërfaqin, për më keq angazhohen për të përmbysur vlerat sublime që populli im me faktorin rezistent”, ka thënë Latifi.

Të ngjashme