Smajl Latifi redukton stafin e Komunës së Rahovecit

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për reduktimin e zyrtarëve nëpër institucione, kryetari i komunës Smajl Latifi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët, dhe si Shef i shtabit lokal emergjent, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr/08 Pika nr.9, ka marrë këtë vendim:

Reduktohet stafi i zyrtarëve komunal në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit komunal, si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus(COVID -19).

Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë.

Frikë jo, të shtojmë më shumë kujdesin!

Të ngjashme