Analisti Driton Smakaj ka thënë se deklarata e Kurtit se nuk e ka prioritet dialogun e shton sukesin e Serbisë në rrafshin ndërkombëtar, raporton EO.
“Kjo qasje veç e shton suksesin e Serbisë në rrafshin ndërkombëtar. Diplomatët e Serbisë menjëherë do ta intensifikojnë fushatën tek vendet e ndryshme për ç’njohje duke e përdorur instrumentin se shqiptarët nuk duan dialog, janë të rrezikshëm (vet kjo na ka quajtur njerëz të malit) dhe nuk duan zgjidhje përfundimtare përmes dialogut” ka shkruar ai në facebook.
Smakaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministës serbe Bernabiq e cila ka thënë se cilësia e jetës së qytetarëve të Kosovës varet nga dialogu.
Postimi i tij i plotë:
Brnabic:
Deklarata e Kurtit s’është e qartë, cilësia e jetës së qytetarëve të Kosovës varet nga dialogu.
Nëse marrim në konsideratë që krerët e shtetit serb vazhdimisht lëshojnë deklarata për të arritur një qëllim dhe qëllimi i tyre realisht është me e minua shtetin e Kosovës, atëherë kjo deklaratë është ba me qëllim me i’a kallë nervat Kurtit.Ky me dalë me thanë që na nuk shohim kurfarë ndërlidhje mes dialogut dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Dialogu nuk është prioritet.Kjo qasje veç e shton suksesin e Serbisë në rrafshin ndërkombëtar. Diplomatët e Serbisë menjëherë do ta intensifikojnë fushatën tek vendet e ndryshme për ç’njohje duke e përdorur instrumentin se shqiptarët nuk duan dialog, janë të rrezikshëm (vet kjo na ka quajtur njerëz të malit) dhe nuk duan zgjidhje përfundimtare përmes dialogut.Për me i çmontua agjendat e Serbisë, qasja e politikanëve në Kosovë duhet me qenë në këtë rast shumë e matur:Po të isha në vend të Kurtit do të kisha reaguar si më poshtë:- Mirëqënia e qytetarëve tanë varet nga vetja jonë dhe nga mënyra se si ne vet e menaxhojmë shtetin. Dialogun e kemi prioritet dhe do të jemi në krye të detyrës në çdo kohë në bahkëpunim të plotë me SHBA-të dhe BE-në.Një deklaratë e tillë, e gozhdon diplomacinë serbe.Nëse don me marrë llajka në facebook, reago diqysh që i kënaq militantat.
Sinqerisht nuk është e vështirë me i kuptua krerët e shtetit të Serbisë. Mjafton me analizua veç njëherë atë çka thonë.#Këshilla pa pare!