Receta është fare e thjeshtë për t’u përgatitur, e pasur me vlera ushqimore dhe e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm. Smoothie me gjalp kikiriku, fara kia dhe qumësht bajame.
Përbërësit:
1 Banane e ngrirë e prerë në feta
1 lugë gjelle gjalp kikiriku
160 ml qumësht bajame
150g mjedër të ngrira
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për rreth 30 sekonda, ose deri sa masa të bëhet homogjene. Hidhni sipër përbërësit për dekor dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë.
Sipër mund t’i hidhni fara kia, boronica, arrë kokosi të copëtuar, copa çokollate të zezë apo miks frutash të thata dhe fara.