S’morën ndihma, blegtorët gjilanas thonë se në këmbim të ushqimit për kafshë iu kërkuan vota

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Para dy javëve Komuna e Gjilanit u kishte ndarë ushqim për kafshë 40 fermerëve nëpër fshatrat e kësaj komune.

Por ndonëse kishin bërë kërkesë, banorëve të fshatit Bilinicë të kësaj komune nuk u takoi kjo ndihmë.

Ata thonë se i tërë fshati merret me blegtori, raporton KTV.

Përderisa shtojnë se në këmbim të ushqimit për kafshët zyrtarë të Komunës u kanë kërkuar vota.

Sipas tyre, shpërndarja e ushqimit për kafshët është bërë pa asnjë kriter.

Banorët e këtij fshati, i cili gjendet në vijën kufitare me Serbinë, burim të vetëm të të ardhurave kanë blegtorinë.

Por, në Komunën e Gjilanit e mohojnë se përkatësia partiake ka ndikuar në ndarjen e ndihmave, derisa pranojnë se ka mundur të ketë lëshime teknike.

Komuna e Gjilanit për të ndihmuar fermerët në kohë pandemie ka ndarë nga buxheti i saj 10 mijë euro.

Të ngjashme