Smothie me karrota për mëngjes

Prishtinë | 26 Shk 2023 | 07:30 | Nga Ekonomia Online

Karrotat janë të pasura me beta karroten, vitamina A,B,C,K dhe E. Së bashku me kosin në një smoothie janë të pazëvendësueshme për ta filluar ditën tuaj, pikërisht me konsumimin e tyre.

Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.

Përbërësit
2 karrota
1 nektarinë
2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)
1 kivi
3 lugë kos

Përgatitja
Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme