Snapchat, me një hapësirë të dedikuar lajmesh

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Krijuesit i aplikacionit të rrjetit social ka menduar ta provojë përsëri. Sipas The Information, Snap është në bisedime me publikuesit e lajmeve për t’i bindur ata të ofrojnë lajme për një tab të dedikuar që Snap ka menduar në seksionin Discover.

Përpjekjet e Snap për të sjellë lajmet në aplikacionin Snapchat nuk kanë shkuar mirë. Përdoruesit duhet të hynin nëpër materiale zbavitëse për të gjetur lajme derisa krijuesit thuajse hoqën dorë.

Krijuesit i aplikacionit të rrjetit social ka menduar ta provojë përsëri. Sipas The Information, Snap është në bisedime me publikuesit e lajmeve për t’i bindur ata të ofrojnë lajme për një tab të dedikuar që Snap ka menduar në seksionin Discover.

Partnerët dhe sesi do të realizohet kjo nuk janë të disponueshme në këtë fazë por sipas raportimeve Snap dëshiron që ky shërbim të bëhet aktiv në 2020.

Kompania vazhdimisht ka shprehur dëshirën për të rimodeluar Discover. Nëse realizohet ky shërbim mund të ofrojë lajme serioze nga disa prej brandeve serioze si Washington Post. Një seksionin i dedikuar jo vetëm që e bën më të lehtë për përdoruesit të gjejnë lajme në Snapchat, por edhe të joshë publikuesit të cilët ishin skeptikë.

Snap është gjendur mes dy zjarresh. Edhe pse duket sikur aplikacioni i është rikthyer ngritjes, kompania ende po humb para dhe është shumë e vogël krahasuar me Instagram. Një tab i dedikuar lajmesh mund të shërbejë si arsye e fortë për të mbajtur më shumë njerëz në Snapchat ose joshur të rinj. (PCWorld.al)

Të ngjashme