S’ndryshon vlera – Miratohen shtesat e rrezikshmërisë për policët, Kurti thotë se janë dakorduar me NjSI-në

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 10:20 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se për kategorizimin dhe vlerën e shtesave janë dakorduar dje edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, raporton Ekonomia Online.

“Shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të propozohen për miratim sot. Dje kishim një takim me zv.drejtorin e PK-së, me pjesëtarë të Njësisë Speciale intervenuese. Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë për kategoriazimin dhe vlerën e shtesës së rrezikshmërisë”.

“Në takim, me ministrin e MPB-së, Sveçla dhe MF-së, Murati i njoftuam dhe i siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë dhe të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësisë së tyre”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vlera e shtesave do të jetë e njëjta me atë që është miratuar në mbledhjen paraprake të Qeverisë së Kosovës.

“Lista është ajo që është prezantuar nga kryeministri në mbledhjen e kaluar të Qeverisë.  Konsiderojmë që është bërë një punë e jashtëzakonshme në mënyrë që të sigurohemi që të ketë shpërndarje të njëjtë duke marrë parasysh specifikat e punës”.

Në mbledhjes e kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim që shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, të ketë 150 euro shtesa mbi pagën bazë.

Të ngjashme