FC Prishtina e ka prezantuar të shtunën futbollistin, Sobowale.
Sobowale ka qenë futbollist i Malishevës, ndërsa më herët ishte pjesë e Laçit në Kategorinë superiore të Shqipërisë.
“Besoni, jam shumë i lumtur që më fund u lirova dhe jam pjesë e Prishtinës. Klub i madh, energji pozitive, jam shumë optimist që mund t’i ndihmoj skuadrës me atë që di më së miri, të shënoj gola. Për mua është një fillim i ri dhe dua të jap gjithçka nga vetja”, ishin fjalët e para të lojtarit.