Izolimi në shtëpi dhe kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve, mund të sjellin telashe brenda familjes e shoqërisë. Por, për ta tejkaluar këtë situatë sociologu Ferdi Kamberi, në një intervistë për Ekonomia Online, jep këshilla se si qytetarët duhet të sillet dhe kalojnë sa më lehtë izolimin.
Sipas tij, qytetarët duhet të komunikojmë më mirë mes vete, tu ikin lajmeve të rrejshme, të lexojnë e të jenë më solidarë.
“Duhet të kemi mirëkuptim dhe komunikim me miqtë dhe familjarët. Duhet shmangur lajmet e rreme, sepse ndikon në futjen e frikës. Fokusi më i madh duhet të jetë leximi dhe të ketë solidaritet mes njerëzve, sepse njerëzit i ka gjetur të pa përgatitur kjo pandemi”, tha ai.
Kamberi i ka porositur qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve sepse në këtë mënyrë e ruajnë shëndetin e tyre.
“ Ne duhet t’i respektojmë rekomandimet nga institucionet e vendit sepse ka të bëjë me masat për ta ruajtur shëndetin tonë. Ne duhet të zhvillojmë një komunikim përmes rrjeteve sociale me familjar, shokë dhe sado kudo këtë konceptin e vetë izolimit ta zhvendosim në një komunikim përmes botës virtual e cila ofron njerëzit”, deklaroi Kamberi.
Ai ka thënë se izolimi ka pasoja, por meqë ky izolim po bëhet për hir të ruajtjes së shëndetit si shoqëri do t’i kalojmë.
“Ka pasoja të tjera të cilat besoj se si shoqëri do t’i kalojmë për shkak se janë rekomandime nga institucionet si masë parandaluese ndaj individit dhe ndaj shoqërisë që të mos përhapet kjo pandemi”, shtoi Kamberi.
Kamberi po ashtu ka thënë se një rol të rëndësishëm në këtë sitautë e kanë edhe sociologët dhe psikologët të cilët duhet të japin këshilla për qytetarët. “Institucionet e vendit duhet parë mundësinë sepse udhëzimet kanë qenë të presin deri në javën e dytë të muajit prill. Duhet fokusuar edhe në mirëqenien e vetë qytetarëve . Ndoshta infuzionet që janë duke i dhënë do të jetë një stimulim për institucionet. Sociologë dhe psikologë duhet të japin kontributin e tyre përfshirë qendrat për punë sociale për të këshilluar njerëzit” theksoi Kamberi.