Sogojeva akuzon partitë që po bëjnë fushatë në orë policore, inspektorët po i kalojnë kompetencat

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 14:19 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva tha se partitë politike po bëjnë fushatë edhe pas orës 22:00, kur edhe fillon ora policore.

Sogojeva në një prononcim për Ekonomia Online ka kërkuar që me patjetër të bëhet zgjatja e orës policore së paku edhe për një orë.

“Nuk pajtohemi me orarin e njëjtë, pse të mos zgjatet edhe një orë dhe nuk po e shoh të arsyeshme orën policore kur tubimet e partive politike po mbahen deri në orën 22:00, por edhe pas orës 22:00, andaj nuk e shoh të arsyeshme sepse po ndikon dukshëm në biznese”.

Tutje ai thotë se nuk lejojnë asnjë sallë të dasmave e hotel të përdoret për fushatë zgjedhore.

“Ne jemi deklaruar që asnjë sallë e dasmave, asnjë hotel e restorant sepse jemi kategorikisht kundër kësaj”.

Si problem tjetër ai po e sheh edhe punën e inspektorëve që po i kalon kompetencat, raporton EO.

“Një problem tjetër që po na shqetëson është edhe puna e inspektorëve që po i kalon kompetencat, dhe kjo nuk është e drejtë”, përfundoi ai.

Të ngjashme