Sogojeva: Çdo vendim pa u konsultuar me neve nuk është vendim i mirë, po dalin vendime të njëanshme

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 12:10 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja rekorde e rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ashpërsojë masat anti-Covid. Këto masa kanë hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në një intervistë për Ekonomia Online tha se masat janë marrë pa u konsultuar me ta si OHT.

“Çdo masë e cila merret është dashur së pari të konsultohen me neve si odë, sepse ne përfaqësojmë një numër të madh të subjekteve hoteliere dhe turistike. Po ashtu edhe me akterë të tjerë pët të mundur tek një vendim  e cila kish me qenë e favorshme edhe për aspektin ekonomik por edhe atë që të mos ketë influencë negative në këtë drejtim”

Sogojeva tha se vendimet nga Qeveria e Kosovës për masat anti-covid janë të njëanshme e nuk janë të mira për bizneset, raporton EO.

“Çdo vendim i cili merret pa u konsultuar me neve nuk është vendim i mirë”.

“E dijmë që shëndeti është mbi të gjitha por edhe shëndeti ekonomik luan rol shumë të rëndësishëm”

Sogojeva për Ekonomia Online tha se disa prej masave që janë marrë do të duhej të krahasoheshin me rajonin, sipas tij edhe në rajon ka raste të infektimeve por që nuk kanë marr masa.

“Njerëz nga Prizreni, nga Boga u informova të gjithë që kanë qenë të paraparë të shkojnë në Prevallë ose në Bogë kanë shkuar në Mavrovë, pse me bë një gjë të tillë”

Tutje Sogojeva pohon se kërkesa për konsultimin e masave kanë bërë gjithnjë, por që përsëri nuk po ftohen.

“Në qoftëse vazhdohet pa u konsultuar , atëherë nuk përjashtohet mundësia që ne të marrim masat tona. Ndoshta me kalu edhe në paditshmëri sepse kjo është një injorim total për vetë subjektet hoteliere dhe turistike”

Të ngjashme