Sogojeva: Në Greqi në vend të kamerierit ishte roboti… mungesës së punëtorëve u gjendet alternativa

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Profesori dhe kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në emisionin A LIVE duke komentuar largimin e fuqisë punëtore nga Kosova, tha se në çdo veprimtari gjendet alternativa për të funksionuar.

Ai përmendi një shembull edhe si kjo mund të bëhet përmes teknologjisë.

“Isha në Greqi në Panairin e Pajisjeve Hoteliere edhe roboti 30 centimetra vinte, i ngarkuar me atë që e ke porositë, e merrje, u shkarkonte dhe e dërgoje, do me thanë në çdo veprimtari gjendet alternativa për me funksionu. Me vështirësi po, kjo merr kohe, por nuk është e pa zëvendësueshme”, tha Sogojeva.

Ai tha se në baze të një studimi që e kanë bërë, nga Kosova mund të largohen rreth 30 për qind e punëtorëve, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të qëndrojë.

“Diku rreth 30 për qind sot çka janë munden me lëvizë, ndërsa pjesa tjetër ata që e duan punën, në Kosovë ka punë”, tha Sogojeva.

Të ngjashme