Solana: Vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, mënyra për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ish -sekretari i NATO-s, Javier Solana, thotë se mënyra për të zgjidhur çështjen e Kosovës është vazhdimi i negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, por gjithashtu edhe mundësimi i hyrjes së shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kosova ka shumë probleme sot, por ne duhet ta prezantojmë Serbinë shpejt. Rusia do të donte shumë që Serbia të ishte në orbitën e saj. Prandaj duhet të veprojmë shpejt me Serbinë dhe t’i ofrojmë asaj mundësinë për t’u bashkuar me BE, e cila është thelbësore” , thotë Solana, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Duke folur në një konferencë kushtuar dhjetëvjetorit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, Solana që dikur shërbeu edhe si sekretar i Këshillit të BE-së tha se blloku dhe përfaqësuesi i saj i posaçëm duhet të angazhohen për dialogun Kosovë-Serbi “24 orë në ditë” , transmeton Klan Kosova.

Ai ishte në krye të Aleancës Veri-Atlantike në kohën e luftës në Kosovë me ç`rast më 24 mars të vitit 1999, dha urdhër për fillimin e sulmeve ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme