Solskajerit nuk i ofrohet kontratë nga Manchester Unitedi

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e klubit të Manchester Unitedit do të presin përfundimin e sezonit për të nisur bisedimet me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për vazhdimin e kontratës.

Sipas mediave në Ishull, krerët e klubit kanë vendosur të shohin sesi do të përfundojë edicioni për “Djajtë e Kuq” përpara se të marrin një vendim për të ardhmen e trajnerit norvegjez.

Manchester Unitedi është në pozitën e dytë në Premier League, me pesë pikë më pak se lideri Manchester City. Solskjaeri ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022. Ai është në krye të ekipit anglez prej vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme