Pogba dhe Lukaku lidhen me një largim të mundshëm nga Man United, por sipas Solskjaer – ata do të jenë pjesë e “Djajve të Kuq” në parasezon.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se do të ketë skuadrën e plotë për Azi për parasezon, por mbeten ende të pazgjidhura të ardhmet e Paul Pogbas dhe Romelu Lukaku.
“Djajtë e Kuq” s’do të preken nga Kupa e Amerikës dhe Kupa e Afrikës – me vetëm Alexis Sanchezin që s’do të jetë pjesë e kipit në parasezon.
Pogba kërkohet me ngulm nga Reali e Juventusi, kurse Lukaku nga Interi.
“Vera ka qenë pak a shumë e mirë me ne – do të udhëtojmë me skuadrën e plotë për parasezon”, tha Solskjaer.
“Të gjithë duhet të jenë gati për t’u zgjedhur – shpresoj që ata të jenë në gjendje të mirë kur të kthehen, kështu që ekipi i parë do të jetë atje (Azi)”.
Pogba nuk përmendi emra të lojtarëve, as Pogban e Lukakun që raportohet se do të largohen nga “Djajtë e Kuq”.