Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është duke pritur me padurim gjysmëfinalen e Ligës së Evropës kundër Romës.
Giallorossët rrëzuan Ajaxin me rezultat të përgjithshëm 3-2, duke fituar 2-1 në Amsterdam dhe duke barazuar 1-1 në Olimpico.
“Djajtë e Kuq” mposhtën Granadan më rezultat 4-0 në total, me dy fitore 2-0 brenda dhe jashtë.
“Unë nuk kam parë shumë Romën. E di që ata luajtën dy ndeshje të mira kundër Ajaxit. Ata mbrohen mirë, siç bëjnë gjithmonë skuadrat italiane. Ne të gjithë e njohim Edin Dzeko, kështu që çdo top në zonë është një top i rrezikshëm”.
“Ne mezi po e presim këtë ndeshje. Jemi në gjysmëfinale. Ndihet si një short i duhur evropian sepse Roma është një klub me shumë histori. Ne kemi bërë mirë kundër ekipeve italiane më parë”.
“Ne do të hyjmë duke shpresuar që të dalim në finale. Nëse mund ta përfundojmë sezonin me një trofe që do të ishte i shkëlqyeshëm”, ka thënë Solskjaer për BT Sport.
Ndeshja e parë është në Old Trafford më 29 prill, ndërsa ajo kthyese në Stadio Olimpico më 6 maj.