Kina tha se ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në anën e errët të Hënës.
Në orën 10:26, sipas kohës në Pekin, sonda Chang’e-4 ka prekur në destinacion, tha media shtetërore.
Sonda e telekomanduar ka dërguar instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit, si dhe për të kryer eksperimente biologjike.
Zbarkimi shihet si një moment i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës.
Shtetet e Bashkuara kanë zbarkuar 12 njerëz në Hënë nga viti 1969 deri më 1972. Asnjë nga aterimet nuk është bërë në anën e errët të Hënës.
Ata kanë bërë fotografi të anës së largët, por askush nuk ka zbritur atje.
Shtetet e Bashkuara, India, Japonia dhe Rusia kanë po ashtu plane për të dërguar sonda në Hënë në të ardhmen e afërt.