Sonte nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Elbasan

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 16:42 | Nga

Sonte në Elbasan nis edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove ‘Skampa’, shkruan KultPlus.

“Zgjimi”, është titulluar ky edicion i cili sjellë gjithsej 12 trupa teatrale nga trojet shqiptare, Evropa dhe Bota.

Në vigjilje të çeljes së këtij edicioni drejtori i festivalit, regjisori Adonis Filipi u shpreh se nga viti në vit ky event dallohet nga profili si një festival i formave të reja me zhvillimet bashkëkohore të festivaleve.

Festivali ka edhe kontekstin poetik pasi një sërë shfaqesh janë paraparë që të provokojnë shpirtin poetik dhe garanton interaktivitet. Adonis Filipi gjithashtu nënvizoi se qëllimi i festivalit nuk është synimi të sjellë vetëm trupa, por që nga themelimi i tij e deri më tani të kthehet edhe në një laborator të jetë pjesë përbërëse e edukimit përmes artit.

Ceremonia e këtij festivali nis sonte me fillim nga ora 18:00 me ekspozitë nga skenografi Fatbardh Marku. Festivali zgjatë deri më 27 tetor në Elbasan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme