Krerët e Bashkimit Europian mblidhen sonte për një samit të jashtëzakonshëm, sipas burimeve diplomatike. E drejtë hyrjeje vetëm për 28 liderët dhe asnjë sinjal telefonik.
Udhëheqësit e BE do të takohen në përpjekje për gjetjen e emrave për postet më të larta të bllokut, përfshirë edhe presidentin e ardhshëm të Komisionit Europian, pasi zgjedhjet për Parlamentin Europian rezultuan me humbje për partitë kryesore.
Kjo mbrëmje pune do të jetë një mundësi për të bërë vlerësimet e para pas zgjedhjeve europiane, në funksion të emërimeve në postet kyçe të institucioneve BE-së.
Nuk do të ketë konkluzione me shkrim, por në fund të takimit krerët e shteteve do t’i referojnë presidentit të Këshillit Europian hapat e ardhshëm për zgjedhjen e posteve kryesore./atsh