Sony po bën gjithçka për të promovuar video-lojërat e reja të tij, madje po ndërron edhe pamjen e konsolave për këtë.
Sony ka prezantuar në “Comic-Con 2018” një PlayStation 4 dhe PlayStation 4 Pro të ri, të frymëzuar nga video-loja Spider-Man,që do të dalë në treg në muajin shtator të këtij viti.
Konsola e re do të ketë ngjyrë të kuqe, me logon e “Njeriut Merimangë”. Edhe dorezat DualShock 4 janë të kuqe, ndërsa do të jetë “version i limituar”.
Ky PlayStation i ri do të ketë 1 TB hapësirë.