Fondacioni “Soros” ka dhuruar 1.5 milion euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në Facebook i cili ka thënë se “ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit COVID-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare”.
Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:
Donacioni i rradhës na vjen nga Soros.
Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.
Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19
Gjithashtu falenderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke inicuar atë.