“Thaçin e nxitën të diskutojë për kufijtë”

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 12:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nxitur që të ngrisë çështjen e “korrigjimit të kufijve” me Serbinë.

Avokati Altin Goxhaj, përfaqësues i Lëvizjes Shqiptaro-Amerikane “Anti Soros”, në një prezantim në Prishtinë, ka hedhur dyshimet se prapa idesë qëndron Fondacioni për Shoqëri të Hapur, i cili financohet nga multimiliarderi me prejardhje hungareze, George Soros.

“Kush i tha Thaçit negocio kufijtë. Thaçi u fut në këtë lojë me garanci, por këto garanci nga erdhën”, ka thënë Goxhaj, gjatë prezantimit të rastit studimor “Tri iniciativa paralele parlamentare që shpëtojnë Kosovën”.

Sipas tij, rezulton se i gjithë ky angazhim ndodh si rezultat i vizitave në rajon të Alex Sorosit, zëvendëskryetar i Bordit të OSF-së.

Ai më tutje ka akuzuar përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian se janë të ndikuar nga rrjeti i financuar nga Soros andaj edhe si rezultat i kësaj, duke kundërshtuar qëndrimin e ministrave të jashtëm të BE-së, po përkrahin negociatat për kufijtë.

“Në këtë moment kemi qëndrimin e BE-së ndryshe nga ministrat e jashtëm të BE-së… Mogherini, Hahn, Juncker dolën pro negociatave për kufijtë”.

“Kush është Sorosi, që në Amerikë të konsiderohet armik i administratës, që takon Hahn për të biseduar për çështjet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Avokati Goxhaj, më tutje ka thënë se edhe kaosi në Shqipëri është duke u shkaktuar nga “Soros”. Sipas Goxhajt, gjendja në Kosovë është është e infektuar nga, siç tha ai, kapja totale në Shqipëri. “Nuk jeton dot në Shqipëri. Atje është një kapje totale, por kjo kapje totale infekton Kosovën”.

Ai ka treguar për disa takime që ka pasur së fundi Alex Soros me politikanë në rajon. Sipas tij, në Kosovë më 3 gusht ka dështuar “një skenar ogurzi”, me ndërhyrjen e ShBA-së.

Për “ta shpëtuar” Kosovën, Goxhaj tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së martës duhet të kërkojnë shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

Gjithashtu, sipas tij, deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë komision hetimor për Lëvizjen “Soros” dhe ta dëbojnë këtë organizatë nga Kosova.

Dhe e treta: deputetët kosovarë duhet të kërkojnë debat edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Goxhaj tha se rezoluta që pritet të nxirret më 4 shtator në Kuvendin e Kosovës për mosdiskutimin e çështjes së kufijve është e qëlluar por e pamjaftueshme.

Të ngjashme