Sot dalin para gjykatës shtatë personat e arrestuar në operacionin “Qielli i thyer”

Prishtinë | 25 Sht 2025 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Pejë, në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e PSRK-së Arbnora Luta.

“Sot me fillim nga ora 13:00 është caktuar të mbahet seanca dëgjimore” tha ajo për Klanin.

Të pandehurit dyshohet për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe pastrimi i parave.

Të ngjashme