Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Gjithashtu, sipas institutit, do të ketë vranësirat vende-vende dhe se kryesisht në perëndim mund të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë rënie. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.