Sot dy vjet prej kur Hashim Thaçi u bë president

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 10:23 | Nga

Sot janë bërë dy vjet prej kur Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit.

Thaçi u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve derisa zgjedhja e tij në këtë post pati shumë polemika dhe kundërshtime.

Atë ditë, protestues të shumtë u mblodhën para Kuvendit të Kosovës ku kundërshtuan zgjedhjen e tij President derisa protesta u zhvendos edhe brenda Kuvendit me partitë opozitare që dy herë radhazi hodhën gaz lotsjellës, njofton Klan Kosova.

Pas nxjerrjes me forcë të deputetëve të opozitës nga salla plenare e Kuvendit, protesta jashtë Kuvendit u tensionua.

Dhjetëra protestues  filluan të gjuajnë koktej mollotovi në drejtim të policisë.

Flaka shpërtheu gjithandej – gjithashtu edhe gazi lotsjellës nga policia, ndjekja e protestuesve, përdorimi i topave të ujit dhe gurëve nga ana e protestuesve drejt policisë.

Hashim Thaçi detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi para se të jetë në postin e presidentin ka qenë zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme nga viti 2014 deri 2015  si dhe kryeministër i Kosovës në dy mandate nga viti 2007 deri më 2014.

Ai ka drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës deri më dorëheqjen e tij më 26 shkurt 2016, para se të votohej për president të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme