Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjellë me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë.
Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e mërkurë maksimalet parashihen të bien deri në 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.