Sot është afati i fundit për aplikimin e rimbursimit të kuponëve fiskal

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar për medie, ka njoftuar se sot është afati i fundit për aplikimin e rimbursimit të kuponëve fiskal për tre mujorin e parë të vitit 2019.

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar për tu bërë pjesë e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal për periudhën  TM1 2019, se vetëm edhe sot mund të aplikojnë përmes këtij linku https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp . “, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër, ATK ka njoftuar se tërheqja e shortit do të bëhet me 9 maj 2019 drejtëpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës, duke filluar nga ora 18:00.

“Tërheqja e NPF do të bëhet me 9 maj 2019 drejtëpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës, duke filluar nga ora 18:00. Pas tërheqjes së NPF, ATK do të publikoj në ueb sajtin e saj,  listën e fituesve.

Deri më tani numri  i qytetarë të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 53,940. ” , thuhet në komunikatën e lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Të ngjashme